Organizata Turistike është pjesëmarrëse e panairit ndërkombëtarë të Turizmit në Beograd
Në Beograd është duke u zhvilluar panairi i 43-të ndërkombëtar i turizmit.
Panairi i 43-të ndërkombëtar është duke u zhvilluar në Beograd me pjesëmarrjen e organizatave turistike që veprojnë në të gjitha anët e Republikës si dhe organizata dhe agjenci turistike nga të gjitha vendet e rajonit.
Organizata Turistike e Bujanocit në stendën e saj për vizitorët është duke promovuar destinacionet dhe potencialet turistike të vendit tonë.
Aktivitetet e ndryshme në panair po mundësojnë shkëmbimin e ideve dhe eksperiencave të vendeve të ndryshme pjesëmarrëse. Në këtë panair po prezantohen vlerat dhe potencialet e komunës sonë, për të përmirësuar dhe zhvilluar ofertën turistike të Komunës së Bujanocit nëpërmjet resurseve që ofrojmë.