Kupona për subvencionime të pushimeve
Qytetarët nga nesër mund të aplikojnë për vauçer për pushime të subvencionuara në Serbi
Kupon prej 5,000 dinarësh paraqet shumën maksimale të mjeteve që përdoruesi mund të përdorë një herë gjatë vitit kalendarik për shfrytëzimin e subvencionuar të shërbimeve të akomodimit në objektet hotelierike, pavarësisht nga vlera e shërbimit të ofruar akomodues.
Të drejtën e bonove kanë pensionistët, të papunët, shfrytëzuesit e të drejtës për ndihmë dhe përkujdesje të personit tjetër, të punësuarit me të ardhura jo më të mëdha se 70.000 dinarë në muaj, invalidët ushtarakë, bartësit e ekonomive bujqësore.
Përdorues të kuponëve për herë të parë mund të jenë edhe personat mbi 65 vjeç që nuk kanë të drejtë për pension.
Kuponët mund të përdoren për të paktën pesë netë jashtë qytetit, bashkisë ose vendbanimit, si dhe vendin e studimit të përdoruesit të kuponit.
Aktualisht, janë më shumë se 3000 objekte hotelerie që kanë regjistruar ambiente akomodimi për përdoruesit e kuponëve këtë vit.
Ministria e Turizmit deklaroi se ftesa mbetet e hapur për restauratorë të tjerë që të bashkohen deri në fund të fushatës. Afati i fundit për përdorimin e kuponit është 20 nëntori i këtij viti.