Një nga ngjarjet më të rëndësishme në Komunën e Bujanocit është “Vera Kulturore”, e cila organizohet gjatë muajit korrik.

Karakteristikat kryesore të këtij manifestimi janë organizimi koncerteve të muzikës popullore në shqip, serbisht dhe në gjuhën rome, ekspozita dhe shfaqje në të tri gjuhët, si dhe manifestime që marrin pjesë fëmijët e kopshtit.

Udhëtarët për Greqi, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë kanë shumë arsye për të ndaluar në zonën e Bujanocit, ku do të mirëpriten nga njerëz punëtorë e mirësjellës, prodhues e tregtarë tradicionalë si dhe mund të pushojnë në restoranet gastronomike me ushqime të shëndetshme. Këtu mysafiri mirëpritet me dyer të hapura dhe një zemër të ngrohtë.

sqSQ