Han në persishte do te thotë shtëpi, ndërsa në turqishte bujtinë, pra është fjala për ndërtesë pranë udhës ose në qytete, që shërbente si bujtinë për udhëtarët e që kishte edhe vende për kafshët e tyre, sipas Fjalor fjalësh e shprehjesh të huaja të Mikel Ndreca, botuar në Prishtinë, 1986, f. 284.

Hanet ishin ndërtesa arkitektonike që ndërtoheshin përskaj rrugëve të rëndësishme, aty ku nevoja e kërkonte që udhëtarët të vendoseshin, sigurisht ndonjëherë edhe kafshët e tyre. Por hanet, poashtu shërbenin edhe për ahengje, gazmende dhe për ushqim dhe për të pirë.

Kështu në Rajonin e Bujanocit  me rrethinë, hanet u ndërtuan më së shumti përgjatë Xhadesë së Vjetër Vranjë-Bujanoc-Preshevë-Kumanovë-Shkup dhe në qytetin e Bujanocit, Bilaç e Samolicë.

Xhadeja e Vjetër apo Xhadeja e Mithat Pashës u ndërtua më 1863-1985  dhe kjo rrugë lidhte shumë qendra të atëhershme tregtare veri-jug dhe jug-veri-Vranjë-Bujanoc-Preshevë-Kumanovë-Shkup.

Me ndërtimin e Hekurudhës Preshevë-Kumanovë-Shkup më 1888, Xhadesë së Vjetër i humb rëndësia e parë, po me këtë humbin rëndësinë e tyre edhe hanet, sepse primatin e marrin Stacionet hekurudhorë në këtë trevë: ai i Zhbevcit, i Bujanocit, i Bukurocit dhe ai i Preshevës. Edhe sot udhëtohet nëpër Xhadenë e Vjetër, e cila është e asfaltuar, edhepse është ndërtuar Autostrada. 

Hanet më të njohur ishin: Hani i Zahir Çaushit në Bujanoc, Hani i Agush Beut te Ura e Jerebicës (Thëllënzës) mbi lumin Moravicë, Hani i Pajazitit në Samolicë, Hani i Bilaçit dhe Hani i Rexhep Agës në Çukarkë të Preshevës. 

2.1.Hani i Bilaçit

Vendi ku ishte Hani i Bilaçit, ne koordinatat me gjërësi gjeografike:422154.5, me gjatësi gjeografike: 214346.8, në lartësi mbidetare: 410 m. 


Ndërtesë e vjetër në Bilaç, nga koha e Hanit të Bilaçit

Hani i Bilaçit ishte më i njohuri dhe më në ze në kazanë e Preshevës. Pronari i Hanit të Bilaçt nuk ishte i njohur, nuk ka shënime, të dhëna se kur është ndërtuar dhe kush e ka ndërtuar, por mban emrin Hani i Bilaçit që le të nënkuptohet se e ka marrë emrin nga vendbanimi ose nga pronari që ka qenë i Bilaçit.

Hanin e Bilaçit e përmend edhe Bora Stankoviqi, në dramën e tij “Koshtana”. Thuhet se kryeprotagonisti Mitke nga Vranja kishte shkuar në Hanin e Bilaçit, për t’u dëfryar me muzikën e çallgixhinjëve aty.  

‘Nga ndërtimi arkitektural, ishte; “si një vajzë e bukur” (kao ubava devojka). Nga ana lindore e hanit 3-4 km, në lugshtajë shtrihej katunti i madhë-Bilaçi. Dhe se duke udhëtuar nga Vraja për në Shkup nga 26-29 tetor më 1886. Stojan Novakoviqi më 26 tetor 1886 ka kthyer në Hanin e Bilaçit që të pushonte dhe drekonte me suitën e tij. Dhe shumë gjallërisht i përshkruan deri në detale veçoritë e hanit.

Ndërsa për Hanin e Bilaçit thotë se është: “Si njëri ndër hanet më të mëdhenjë të kohës, në shënimet e Novakoviqit thuhet se oborri i hanit ka qenë në formë katrore me një sipërfaqe për rreth 3.000 metra katrore i rrethuar me murë të lartë 2-3 metra. Dhe se në han hyej nga dyert e mëdha dhe të forta, rreth rrugës jo shum larg hanit gjendej çeshmja me koritën e madhe e punuar nga druri i bungut e cila shërbente për të pirë ujë kafshët tërheqëse të arabaxhinjëve që e bartnin mallin nga Shkupi e Kumanova dhe nga Selaniku i largët për në magazet e Hanit të Hasan Haxhiut që gjendej në Morave, posht Masuricës Plakë, ku mandej me arabaxhinjë tjerë distribuhohej nëpër tërë Toplicën e Sanxhakut të Nishit nëpër rrugën tjetër që quhej rruga e deveve (kamilarski drum). 

Në mbrendinë e oborrit nga këndi i tij verior, ishte kuzhina në formë të shkronjës shqipe L, edhe nga ana përëndimore gjendej dhoma me të njejtën forme si edhe kuzhina e tij me votër dhe oxhak.Mënjëher pranë kuzhinës gjendej dhoma tjetër më e madhe me dritare të kthyera nga jugu me stufën e saj prej metali dhe se mbi tër sipërfaqen e kësaj dhome të fjetjes, shtrihej krevati i madh. Sipas shënimeve të Stojan Novakoviqit, krevati e përfshinte një të tretën e sipërfaqes së dhomës së fjetjes.Ai kishte qenë i mbuluar me hasra (rogoze), para dhomës dhe kuzhinës gjendej streha e mbuluar për gjatë, kjo mbulesë mbahej në shtylla (të punuara me shija nga dora e ndonjë mjeshtri shqiptar të profesionin përkatës sigurisht nga ndogjëra nga puntorit e artizanateve që ishin të shumta atëbotë në Bilaç-vër.aut.). 

Në oborrin e madh dhe mjaft ipozant të hanit, udhëtarët dhe tregtarët i futnin qerret e tyre të ngarkuara me mall, ndërsa kafshët i vendosnin nëpër stallat e hanit dhe se mbrenda përmbrenda mureve të larta të hanit, ishin më të sigurt ata vet dhe malli i tyre që e bartnin. Nga rradhitja arqitekurale e hapsirës së ndërtesës e cila shërbente si han shihet se kuzhina e tij ka shërbyer edhe për përgaditjen e gjellërave të ndryshme. 

Lëkurat e deshve (ogiçëve) të cilat tereshin të mbërthyera për muret e mbrendshme të oborrit, dëshmojnë se në han janë therrur edhe desh dhe kështu për mysafirët e hanit janë përgaditur shujta me mish. Dhoma e madhe ka shërbyer për të fjetur, ndërsa mbi zjarrin e votrës në verig rrite varrur kusia e bakrit me ujë nga e cila mbusheshin xhavzet për zierjen tash në botë e njohur si kafeja Turke. 

Hani i Bilaçit nuk ka qënë vetëm se si vend, ku kanë mundur udhëtarët dhe tregtarët e lodhur, ta kalonin një natë. Por, aty gjithmon kishte qenë një gjallëri e vaçantë, për arsye se i njejti gjendej në periferi (margjinë) të fshatit, ai gjithashtu ishte vend i dëfrimit dhe i sefasë. Të rijtë e Bilaçit  për të parën herë i kanë shijuar, pikat e para të alkoholit dehës dhe ashtu duke u fshehur nga njerëzit, netëve të vona janë kthyer të dehur nëpër shtëpitë e ty 

Aty gjithmon mësohej diçka e re nga ndonjë udhëtar i rrallë nga viset e largëta, si për shembull ndonjë këngë e re dëgjohej dhe mësohej, apo edhe ndonjë anegdotë e pa dëgjuar deri atëher nga njerzit e Kazasë së Bilaçit. Duke lakuar në han udhëtarët e largët kanë sjellë dhe njëkosisht kanë shpjerrë më tutje informata të randësishme, mbi ngjarjet në Stamboll dhe për mbretërinë e madhe të Perandorisë Osmane. Sipas shënimeve të Stojan Novakoviqit, Hani i Bilaçit ka qenë shumë i vjetër, por i ruajtur shumë mire.Ai gjithashtu hanin e quante edhe si: “Përmendore të jetës mesjetare, vetëm se Turqit konzervator të cilët ishin të prirur për një jetë të tillë kanë mundur ta ruanin hanin e bukur të Bilaçit” përfundon Novakoviqi. Rreth Hanit të Bilaçit gjer më tani, ka pasur fjalë dhe shënime, mandej edhe për hanin e ri të Bilaçit në vetë qytezën mesjetare të Bilaçit ka shënime por jo edhe aq të thukta historike dhe bindëse si për hanin në Xhaden e Madhe të Mithat Pashait. Ndërtesa tjetër që sherbente si han atëbotë  gjendet nga ana e majtë e rrugës, kur nga çeshmja që gjendet në qendër të katundit, ku rruga mandej të shpie në drejtim të xhamijës, në lagjen e çitakëve të Bilaçit. Ndërtesa shpesh herë e ka ndryshuar përdorimin i tij, duke iu përshtatur nevojave të kohës. Sipas kujtimit dhe rrëfimit, kjo ndërtesë është njëra ndër ndërtesat më të vjetra të Bilaçit, kjo një kohë ka shërbyer si kafene, më pastaj në të mësuesi i pa harruar Ali efendiu, në katin e sajë të dytë, ua mësonte bilaçasve të rinjë shkronjat e para të alfabetit arab (elifin), dova nga Kur’ani dhe matematikë”, shkruan Reshat Abdiu në punimin e tij: “ Kujtimet për hanet bri rrugës në „Xhaden e Madhe“ të Mitat Pashait-në anën e Preshevës dhe Bujanocit, Pashtriku, 2011

Hani i Bilaçit gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422154.5, me gjatësi gjeografike: 214346.8, në lartësi mbidetare: 410 m.

sqSQ