1.XHAMITË

1.1.Xhamitë në Bujanoc

Gjatë vitit 1884, këtu në Bujanoc, ishte ngritur një xhami dhe një teqe. Xhaminë e kishte ngritur në qendër të Bujanocit, Zaim Aga-Vraja, muhaxhir, ky i shpërngulur me dhunë dhe terror si edhe shumë familje tjera shqiptare, shkruan Jovan Haxhivasileviqi në librin:Juzna Stara Srbija,Presevska oblast,Beograd, 1913, f.39.

Todor Stankoviqi shkruan se në Bujanoc jetojnë Serbët dhe DISA shtëpi të Shqiptarëve Muhaxhirë, të shpërngulur  nga Serbia. Bujanoci ka Çarshinë e vogël, në të cilën gjenden kryesisht mehanet dhe nallbanët. Serbët kanë kishën dhe shkollën, ndërsa
Muhamedanët e kishin të ndërtuar Xhaminë në Bujanoc më 1891, Stankoviqi shkruan në librin e tij: Putne beleske po Staroj Srbiji 1871-1898, Beograd, 1910, f. 20

Lokaliteti i Xhamisë së vjetër në Bujanoc apo vendi gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 4227650, me gjatësi gjeografike: 2146040, në lartësi mbidetare: 360 m.


Qendra e Bujanocit, vendi ku ishte Xhamia,  deri më 1922

Xhamia e Qytetit në Bujanoc, e ndërtuar më1969, meremetimi i parë më 1996, riparimi i saj më 2009. Imam i kesaj xhamije ka qen Hafëz Riza Hamidi, i cili i ka shërbyer xhematit të Bujanocit 32 vjet.

Imami i tanishem është Ulvi Fejzullahu, i lindur më 15.05.1973 në Presheve, shkollën fillore ka mbaruar në Preshevë, më 1988, kurse të mesmën në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë në vitin 1992. Fakultetin e sheriatit e kreu në Univesitetin Islamik në Medine më 2001.
Imam në Xhaminë e Buajnocit është prej 27.01.2002.

Xhamia e Bujanocit ka një minare me një sherefe dhe gjendet në korodinatat me gjërësi gjeografike: 4227820, me gjatësi gjeografike: 2145711, në lartësi mbidetare: 368 m.


Xhamia në Bujanoc

Xhamia në Mëhallë e Romëve “Xhenet xhamia” në Bujanoc u ndërtua më 2008.
Xhamia ka një minare, me një sherefe dhe gjendet në koordinatat më gjërësi gjeografike: 4227608, me gjatësi gjeografike: 2145706,në lartësi mbidetare: 371 m.

1.2.Xhamitë në Tërnoc

Xhamia e Mëhallës së Strukarëve në Tërnoc, e ndërtuar më 1870/1906/, meremetimi i parë më 2003, i dyti më 2010. Xhamia e Strukarëve në Tërnoc u ndërtua 120 vjet më parë, kurse rindertimi i kësaj xhamije u bë qe 30 vjet më parë.

Imamet e parë që mbahen në mend janë Avdi Efendia, Mulla Hazbija që ka shërbyar plotë 40 vjet dhe Hafëz Nazmi Avdiu, 30 vjet i ka shërbyar kësaj xhamije. Imamë janë Mulla Sevder Bajrami qe 11 vjet në këtë xhami dhe Vesim Avdiu.

Xhamia e vjetër në Mëhallën e Strukarëve e ndërtuar aty nga viti 1925-1926, shkruan për një vit tjetër të ndërtimit IlmiHetemi, në Revistën “Jehona”, nr.57, f.17, Sa jemi të njohur për zbulimet arkeologjike në Luginën e Preshevës.

Xhamia në Mëhallën e Strukarëve ka një minaret me një sherefe, aty pranë saj është ndërtesa e Mejtepit dhe gjendet në koordinata  me gjërësi gjeografike: 0560637, me gjatësi gjeografike: 4703542, në lartësi mbidetare: 433 m.


Xhamia e Strukarëve në Tërnoc

Për Xhaminë e Mesme në Tërnoc figurojne dy vite të ndërtimit, 1436/1439 dhe 1840/1855, ndërsa meremetimi i parë u bë më 1982/83, ku minarja ka mbetur ajo e vjetra dhe meremetimi i dytë, më 2010.
Xhamia e Mesme në Lagjen e Kallëve është ndërtuar më 1439, sipas Ilmi Hetemi:Sa jemi të njohur me zbulimet arkeologjike në Luginën e Preshevës, Jehona, nr,56, f.22.

Xhamia e Mesme në Tërnoc u ndërtuar, sipas xhematit të kësaj xhamije qe 400 vjet,  rindërtimi i parë u bë më 1945, kurse rindërtimi i dytë u bë më 1992, rinovimi u bë në vitin 2010.
Imamët e më hershëm kanë qenë Hafëz Myzafer Shaqiri, Mulla Aziz Ramadani dhe tani është Mulla Sylejman Fejzullahu, 40 vjeçar.

Xhamia ka pllakën ku shkruan: E ndërtuar më 1439, e rindërtuar më 20.9.1981.

Xhamia e Mesme në Mëhallën e Kallëve në Tërnoc ka një minare me një sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0560846, me gjatësi gjeografike: 4703017, në lartësi mbidetare: 436 m.

Xhamia e Mesme në Tërnoc është në mbrojtje ligjore shtetërore.

Xhamia e Re, në Mëhallën e Gashëve dhe Terzive, e ndërtuar më 1957, ndërsa e meremetuar më 1997.
Ajo ka një minare, me një sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0560837, me gjatësi gjeografike: 4702636, në lartësi mbidetare: 419 m.

1.3.Xhamia në Maltërnoc

Xhamia në Maltërnoc e ndërtuar më 1959, ndërsa e meremetuar më 1970.


Xhamia në Maltërnoc

1.4.Xhamitë në Breznicë

Xhamia në Breznicë të Epërme, e ndërtuar më 1842/1888/, ndërsa  rindërtimi  i parë u krye më 1948, rindërtimi i dyti më 1993. Të dhënat që i morëm nga banorët e Breznicës së Epërme, thonë se Xhamia është ndërtuar më 1841, ndërsa është renovuar më 1994.

Xhamia në Breznicën e Epërme ka një minare, me një sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0558782, me gjatësi gjeografike: 4709891, në lartësi mbidetare: 604 m.


Breznica e Epërme me Xhaminë e saj

Xhamia në Breznicë të Poshtme, e ndërtuar më 1953, ndërsa e rindërtuar më 2009, më 27 dhjetor 2009 u bë hapja solemne e saj.

Xhamia e Breznicës së Poshtme ka një minare, me një sherefe pak si ndryshe nga sherefet e xhamive të tjera dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0558749, me gjatësi gjeografike: 4708442, në lartësi mbidetare: 569 m.


Xhamia në Breznicë të Poshtme

1.5.Xhamia në Muhoc

Xhamia e vjetër në Muhoc sipas Mehmet Abdylit shihen gërmadhat e saja, në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0562114, me gjatësi gjeografike: 4713950, në lartësi mbidetare|: 662 m.

Xhamia e Re në Muhoc e ndërtuar më 1920, më 1966 e meremetuar, më 2007 ka filluar rindërtimi dhe më 2009 filloi punën si faltore.

Ajo ka një minare, me një sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0562006, me gjatësi gjeografike 4713590, në lartësi mbidetare: 644 m.


Xhamia e Re në Muhoc

1.6.Xhamia në Turi

Xhamia në Turi, e ndërtuar më 1925, më 1971 meremetimi, më 2006 rindërtimi, ndërsa filloi punën më 2009.

Xhamia në Turi është e ndërtuar qe 68 vjet me parë, kurse rindërtimi u bë në vitin 2006. Imam i kësaj xhamije është Edmond Isufi, 32 vjeçar, qe 3 vite është në shërbim të xhematit të fshatit Turi.
Imam më parë ka qenë Hafez Ibrahimi.

Xhamia ka një minaret, me një sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0559277, me gjatësi gjeografike: 4700936, në lartësi mbidetare: 434 m.


Xhamia në Turi

1.7.Xhamia në Lluçan

Xhamia në Lluçan e ndërtuar më 1870, e meremetuar më 1885, më 1957 rindërtimi i parë, më 1985 prap rindërtimi dhe më 2010 meremetimi i saj.

Xhamia ka një minare, me një sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422647.8, me gjatësi gjeografike: 214218.7, në lartësi mbidetare: 380 m.

Xhamia e Vjetër  në Lluçan ishte në mbrojtje ligjore shtetërore.


Xhamia në Lluçan

1.8.Xhamia në Osllarë

Xhamia e Osllarës, e ndërtuar në vitin 1807, e rindërtuar më 1935, më 1962 e meremetuar, më 1997 prap e rindërtuar.

Imam i kësaj xhamije është Berat Alimi, 36 vjeçar.

Xhamia e Osllarës ka  një minare, me një sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 4226107, me gjatësi gjeografike: 2143555, në lartësi gjeografike: 333 m.

1.9.Xhamia në Nasalcë

Xhamia e Nasalcës, është e ndërtuar më 1716, e rindërtuar për herë të parë më 1905, për herë të dytë e rindërtuar më 1964 dhe për së treti e rindërtuar më 2005.

Imam i kësaj xhamije është Agron Halimi, qe 10 vite, moshë është 32vjeçare. Imam më herët ka qenë Mulla Skender Aliu nga Letovica.

“Xhamia në Nasalcë duhet të jetë ndërtuar pak para vitit 1850, sepse po në këtë vit fillon me mësim fetar edhe MEJTEPI që gjendej në oborrin e xhamisë.

I pari imam i Xhamisë së Nasalcës ishte emëruar Mulla Ramadan Masurica, i dyti pas tij Hoxhë Garja, i treti Mulla Ahmet Nasalca, pastaj Mulla Ramadani nga Nasalca, i pesti Haxhi Hasani po ashtu nga fshati, i gjashti Hafëz Gerja, pas tij Mulla Zeqirjahi nga Zhunica dhe i teti Hafës Skender Aliu nga Letovica, të cilin e zëvendëson Mulla Agron Halimi nga Nasalca që vazhdon të ushtrojë këtë mision fetar edhe sot”, shkruan Jonuz Fetahaj-Abdulla Bektashi, Nasalca vatër e arsimit, Monografi, Prishtinë, 2007, f.25

Xhamia e Re ndërtohet në qendër të Nasalcës, dhe të gjitha lagjet e fshatit njësoj e kanë
largësinë nga Xhamia.

Pasi Xhamia e vjetër kishte filluar të prishej, të rrënohej, u vendos që të ndërtohet e reja.Xhamia e vjetër u rrënua në vitin 2004.

Xhamia ka një minare, me një sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0558301, me gjatësi gjeografike: 4696529, në lartësi mbidetare: 425 m.

Xhamia e vjetër ishte në mbrojtje ligjore shtetërore.

Xhamia e Re në Nasalcë

1.10.Xhamia në Letovicë

Xhamia në Letovicë është e ndërtuar më 1936, e meremetuar më 1877, e rindërtuar më 1992/93 dhe e meremetuar më 2009.

Imam në këtë xhami ishin Mulla Musi dhe Mulla Sherifali Musliu, kurse tash janë Salih Musliu dhe Skender Aliu.

Xhami e Letrovicës ka një minare, me dy sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0556765, me gjatësi gjeografike: 4693627, në lartësi mbidetare: 463 m.


Xhamia në Letovicë


Foto: Xhamia e Vjetër në letovicë

1.11.Xhamitë në Bilaç


Harta e Bilaçit


Skica e Bilaçit

Xhamia e Vjetër në Bilaç është e ndërtuar më 1406/1375/, e meremetuar më 1885, e rindërtuar më 1965/68 si dhe e meremetuar për së dyti më 2007.

Në tabelën e kësaj xhamie shkruan: Bilaç Camii, yapilis tarimi, Rumi 791, Miladi 1375, Yenilenme Tarimi 1968.

Ajo ka një minare, me një sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike:422120.3, me gjatësi gjeografike: 21458.34, në lartësi mbidetare: 442 m.

Xhamia e Vjetër  është  në vendin e kazermës ushtarake turke e shek 16 dhe është në mbrojtje ligjore nga Enti për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore në Nish.


Xhamia e Vjetër në Bilaç


Pllakë mbishkrimi në Xhaminë e Vjetër në Bilaç

Xhamia e Re apo e Poshtme në Bilaç, është e ndërtuar më 2007.

Ajo ka një minare me dy sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike:422115.1, me gjatësi gjeografike: 214437.3, në lartësi mbidetare: 382 m.


Xhamia e Re në Bilaç

1.12.Xhamitë në Samolicë

Xhamia e Vjetër, me themelet e saja te Mëhalla e Tërnocalive ka mbetur pa minare.

Ajo gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422320.9, me gjatësi gjeografike: 214432.1.,në lartësi mbidetare: 433 m.


Gërmadhat ë Xhamisë së Vjetër në Samolicë

Xhamia e Vjetër në Mëhallën e Korbëve në Samolicë është e ndërtuar më 1850, e rindërtuar më 1935, prap e rindërtuar më 1965/67 si dhe më 2007 e rindërtuar.

Kjo Xhami shërben për dy mëhallë, për Mëhallën e Korbëve dhe të Tërnocalive.
Imam i kësaj xhamije është Sedat Beqiri.

Ajo ka minaren e vjetër me një sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike:422315.4, me gjatësi gjeografike: 214436.7, në lartësi gjeografike: 448 m.

Xhamia e vjetër ishte në mbrojtje ligjore shtetërore.

Xhamia e Korbëve dhe Tërnocalive në Samolicë

Xhamia në Mëhallën Shemshir në Samolicë, është e ndërtuar më 2006. Imam i
kësaj xhamije është Mejdi Beqir,i 60 vjeçar.

Xhamia ka një minare, me një sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike:422246.7, me gjatësi gjeografike: 214425.1, në lartësi mbidetare: 410 m.

Xhamia e Re, te Autoudha, në Mëhallën e Poshtme në Samolicë,  është e ndërtuar më 2007. Imam i kësaj xhamije është Bejxhet Osmoni – Idrizi nga fsh.Bilaç

Ajo i ka dy minare me nga një sherefe dhe gjendet në korodinatat me gjërësi gjeografike: 422255.8, me gjatësi gjeografike: 214359.2, në lartësi mbidetare: 418 m.

Xhamia në Mëhallën e Poshtme në Samolicë

1.13.Xhamia në Konçul

Xhamia në Konçul është e ndërtuar më 1895, më 2009 ka filluar ndërtimi, ndërsa më 2010 ka përfunduar ndërtimi i saj.

Xhamia në fsh.Konçul u ndërtua 150-200 vite më parë, kurse rindërtimi u bë më 2010. Imam i kësaj xhamije është Mulla Musa Beqiri, 56 vjeçar, ka shërbyer 25 vjet, kurse para tij ka qenë Mulla Sallahi.
Ajo ka një minaret, me një sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422833.1, me gjatësi gjeografike: 214128.9, ne lartësi mbidetare: 377 m.

Xhamia e Vjetër ishte në mbrojtje ligjore shtetërore.


Xhamia në Konçul

Pllakë mbishkrimi në Xhaminë e Konçulit

1.14.Xhamia në Dobrosin

Xhamia në Dobrosin më 1905 e ndërtuar, më 1978 e meremetuar, më 2007 ka filluar ndërtimi dhe më 2008 filloi punën e saj xhamia.

Xhamia në Dobrosin mban emrin “Bukurdinë”, ka një minare, me dy sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike; 0552324, me gjatësi gjeografike: 4699878, në lartësi mbidetare: 585 m.

Xhamia në Dobrosin

Foto: Xhamia e Vjetër në Dobrosin dhe pllakë mbishkrimi në Xhami

1.15.Xhamia në Zarbincë

Xhamia në Zarbincë, është e ndërtuar 1895/1904/, e rindërtuar më 2007. Gjatë ekspeditës tonë në Zarbincë, më 2013, banorët na thanë se xhamia është e vjetër mbi 120 vjet. Themelet e xhamisë i ka vuar Xhemail Bektash Mahmuti, poashtu edhe meremetimin e kësaj xhamie e ka bërë kjo familje. Të dhënat na dha Fetah Mahmuti i Zarbincës.

Ajo ka një minare, pa sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0564993, me gjatësi gjeografike: 4717208, në lartësi mbidetare 759 m.


Xhamia në Zarbincë

1.16.Xhamia në Negoc

Xhamia në Negoc është jo aktive, e ndërtuar më 1826, e meremetuar më 1938.
Xhamia e Negocit ka një minare me një sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422215.3, me gjatësi gjeografike: 214512.1., në lartësi mbidetare: 480 m.


Xhamia në Negoc

1.17.Xhamia në Verban

Xhamia në Verban është në ndërtim më 2013, ndërsa u ndërtua më 1869/1880, e meremetuar më 1938. Xhamia është jo aktive.

Ajo në ndërtim e sipër, nuk mësuam se a do të ketë minare e sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0555377, me gjatësi gjeografike; 4695818, në lartësi mbidetare: 626 m.

Xhamia në ndërtim e sipër në Verban, më 2013

Pra, sipas kësaj pasqyre në Rajonin e Bujanocit i kemi 23 xhami aktive, ndërsa jo aktive janë vetëm 2 xhami.

Akte dhe veprime gjenocidale të pushtetit serb mbi monumentet fetare islame në Kosovën Lindore, u kryen në masa të mëdha, ishin shkatërruese dhe demoluese.

Kështu, në Bujanoc më 1922 rrënohet Xhamia që ishte në qendër të qytetit. Së pari, rrëzohet minarja e xhamisë, e cila ishte lidhur me zinxhirë dhe e kishin tërhequr me shumë penë buajë. Më pastaj e rrafshojnë xhaminë me themel, duke pirë raki dhe kënduar këngë nacionaliste.
Në Bujanoc, Serbëve lokalë, pas rrënimit të Xhamisë, në vitin 1922, shumë u pengonte edhe Teqeja që i mbijetoi të gjitha sfidat e regjimeve slave deri më 1945, kur i erdhi radha edhe asaj.Aso kohe ajo ishte aty ku sot është Gumoplastika. Vendimin për këtë akt të shëmtuar e mori Kuvendi komunal i Bujanocit, kryetar i të cilit aso kohe ishte Aleksandër Tashkoviq, i njohur me nofkën “Canabeg’, shkruan Nijazi bektashi,Katandisjet dhe likuidimet pa gjyq të Shqiptarëve në komunën e Bujanocit 1912-1946, Jehona, nr.69, f.20

Ngjashëm vepruan edhe me xhaminë në Asllarë, në vendin e quajtur Sllatinë.
Më 1932 vepruan edhe me Varrezat, kështu në Gramadë pas shpërnguljes së popullatës shqiptare për Turqi, Varrezat e fshatit i bënë për plehër, qitnin plehrin e kafshëvenë to, duke mos pasur respekt edhe ndaj të vdekurve.

Xhamia e Osllarës është djegur pjesërisht nga brenda dhe është demoluar.

Lista e Nëpunësve fetar aktiv nga Lugina e Preshevës më 1951:

Zija Shaqiri i lindur më 1909, imam i xhematit në Tërnoc, Bujanoc, Selaudin Demir Ejupi, i lindur më 1901, imam i xhemati në Lluçan, Bujanoc, Rexhep Fetahu, i lindir më 1904, imam i xhematit në Letovicë,Bujanoc, Ahmed A. Bektashi, i lindur më 1896, imam i xhematit në Nasalcë, Bujanoc, Azbi A. Sulejmani, i lindur më 1906, imam i xhematit në Tërnoc, Bujanoc dhe
Xhemail Veseli, i lindur më 1899, imam i xhematit në Breznicë, Bujanoc

sqSQ