Parkingu në qytetin e Bujanocit është i ndarë në dy zona.

Parkingu me pagesë funksionon çdo ditë pune nga ora 07:00 deri në ora 21:00. Të shtuneve parkingu është në funksion me pagesë nga ora 07:00 deri në ora 14:00.

Të dielave dhe gjatë festave parkingu është pa pagesë.

Pagesën për parking mund ta bëni përmes telefonit duke dërguar mesazh apo nëpërmjet blerjes së kartave në kioskë.

Për zonën I mund të dërgoni mesazh:

në numrin 9071 për 1 orë parking që kushton 40 RSD ose

në numrin 9070 për gjithë ditën parking që kushton 264 RSD.

Për zonën II mund të dërgoni mesazh:

në numrin 9072 për 1 orë parking që kushton 38.5 RSD ose

në numrin 9073 për gjithë ditën parking që kushton 264 RSD.

Për informata shtesë mund të kontaktoni Shërbimin e parkingut në këtë numër telefoni: 017/854 331

sqSQ