Karakteristikat e popullsisë
- Home
- Karakteristikat e popullsisë
Komuna e Bujanocit karakterizohet me shoqëri multietnike dhe multikulturore. Popullsia e komunës së Bujanocit është heterogjene.
Sipas Entit Republikan të Statistikave në regjistrimin e fundit në vitin 2022, Bujanoci ka 41.068 banorë, prej të cilëve në qytet jetojnë 11.468 banorë.
Popullsia e komunës së Bujanocit përbëhet prej 62% apo 25.465 shqiptarë, 25.5% apo 10.467 serb, 8.6% apo 3.532 janë romë dhe një numër më i vogël maqedonas, bullgarë e të tjerë.
Ndërsa sipas përkatësisë fetare në bazë të rezultateve të regjistrimit të vitit 2022, Komuna e Bujanocit ka 68.8% myslimanë dhe 24.8% të krishterë ortodoks.
Sipas strukturës moshore, 6845 persona janë të rinj deri në 14 vjeç, 28858 persona janë nga 15 deri në 65 vjeç prej tyre 8990 persona janë nga 15-29 vjeç, 11106 persona ndërmjet 30-49 vjeç, 8762 persona ndërmjet 50-64 vjeç ndërsa nga 65 – 84 vjeç janë 5071 persona dhe mbi 85 vjeç janë 294 persona.
Sipas strukturës arsimore, 1557 banorë janë pa shkollim, 3338 banorë nuk e kanë përfunduar shkollimin fillorë, 5,97% e banorëve janë analfabetë, 9766 banorë janë me shkollë fillore, 15441 banorë janë me shkollim të mesëm, 1101 banorë me arsim të lartë dhe 2924 banorë me universitet.