Historia e Bujanocit
- Home
- Historia e Bujanocit
Komuna e Bujanocit është njësi territoriale e themeluar në vitin 1913, në të cilën qytetarët ushtrojnë të drejtën e vetëqeverisjes vendore.
Në fund të shekullit të IXX-të qyteti dhe rajoni përjetuan një zhvillim të shpejtë ekonomik dhe kulturor, kështu që në vitin 1895 vendbanimi u shpall qytet. Nën sundimin turk, banorët e kësaj treve merreshin me blegtori dhe bujqësi, veçanërisht me kultivimin dhe përpunimin cilësor të kërpit dhe duhanit. Në vitin 1889 Bujanoci kishte rreth 2000 banorë, rreth 200 shtëpi dhe më shumë se 100 dyqane zejtarie. Të njohur nga larg ishin edhe poçarët, rrotaxhinjtë, bakërxhinjtë, farkëtarët, sitarët e Bujanocit, etj. Zhvillimi i zejeve nuk është ngadalësuar kurrë deri më sot.
Administrativisht ndodhet në rrethin e Pçinjës në jug të Serbisë, si dhe është një nga vendet më të dendura të populluara dhe mbulon një sipërfaqe prej 461 km2. Nga kjo sipërfaqe 57% është tokë pjellore bujqësore. Lartësia mbidetare e qytetit të Bujanocit është rreth 385m.
Bujanocit gjendet në një udhëkryq shumë të rëndësishëm ballkanik, nyje e komunikacionit rrugor dhe hekurudhor, ku ndahen rrugët për në veri, për në jug dhe për në perëndim që e lidhin qytetet Beogradin, Shkupin, Selanikun dhe Athinën – korridori ndërkombëtar E-75.
Bujanoci nga ana lindore kufizohet me komunën e Tërgovishtës, në verilindje me Vranjën, në perëndim me Kamenicën, në anën jugore me Preshevën dhe me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo i jep Bujanocit karakter kufitar.
Si komunë me 59 vendbanime dhe me 28 Bashkësi Lokale të regjistruara, konsiderohet ndër komunat më të mëdha të kësaj ane.