Bujanoci shquhet për bukuritë natyrore, objektet dhe vlerat turistike. Në një zonë të vogël ka një pasuri të vërtetë burimesh termo-minerale, që përdoren në mjekim, kryesisht në Banjën e Bujanocit. Gjithashtu, nga i njëjti burim i ujit, përdoret për prodhimin e ujit mineral dhe lëngjeve.

Klima në komunën e Bujanocit është e mesme kontinentale që kalon drejt klimës mediteranit. Verat janë të thata dhe të nxehta, ndërsa dimërat janë të ftohtë. Natyra ishte dashamirëse kur i dhuroi bukuri natyrore, thesare minerale dhe vlera turistike në këtë zonë. Një pasuri e vërtetë burimesh minerale termale (gjashtë) mund të gjenden në një zonë të vogël. Një nga burimet e Bušotina A-2 me temperaturë 42° nga përbërja e hidrokarbonatit të natriumit, fluorit, acidit karbonik dhe termik, përdoret në mjekim si faktor natyror në Bujanovacka Banja. Gjithashtu, nga i njëjti burim, uji përdoret për prodhimin e ujit mineral dhe lëngjeve.

Qyteti i Bujanocit ka mikroklimën e lagësht. Ndikimet klimatike nga deti Egje janë mjaft prezente dhe ndikojnë si modifikator klimatik. Temperatura mesatare vjetore është 11,2 oC. Gjatësia e periudhës së vegjetacionit sillet prej 240-280 ditë. Numri i ditëve me reshje bore është 30 ditë, ndërsa gjatësia e ditëve të mbuluara me borë zgjatë prej 40-90 ditë.

Sasia më e madhe e reshjeve (800-900mm) bie në pjesët më të larta të kordonit, Malësisë së Bujanocit.

Komuna e Bujanocit ka tokë të plleshme. Në fushë të Moravës rritet çka të mbjellësh. Bujanoci është i pasur me lumenj, që shërbejnë për ujitjen e fushës. Përsak qytetit kalon Morava e Binçës në të cilën derdhen Moravica dhe lumi i Tërnocit që e formojnë Moravën Jugore, pastaj lumi i Pçinjës etj.

Pasuritë e komunës së Bujanocit janë burimet termo-minerale me ujë të cilësisë botërore, xehet e kuarcit të antimonit, ahishtat qindravjeçare, lumenjtë etj.

Pasuria e pyjeve shekullore të dushkut dhe ahut të Kozjakut dhe Rujanit, potenciali hidrografik, ushqimi i shëndetshëm, uji i pijshëm, mjedisi ekologjik dhe klima e përshtatshme janë karakteristikat e rajonit të Bujanocit. Pikat malore janë Kozjak (1285 m), Rujan (968 m), Sveti Ilija (1285 m), Zarbinca etj.

sqSQ