Legjenda e Banjës së Bujanocit

Në kohën e Turqisë, që moti, flitet se në livadhet piktoreske të Rakocit, buronte ujë i ngrohtë. Rakocasit vendburimin e quanin “Vrellë”, por nuk dinin asgjë për veçoritë e tij.

Beu, që kishte çiflig në këtë fshat, e mbante një kalë që përmendej për bukuri e për shkathtësi, jo vetëm në fshat, por në tërë Moravicën. Beu e donte shumë atin e tij dhe e ruante si sytë. Për këtë meraklinjtë e kuajve i mbanin inat.

Një ditë sëmuret kali sa nuk ngrihej në këmbë. Beu mërzitet shumë. Për shërimin e tij ofroi shpërblim një pesëlirë, por kot, ilaçi nuk gjendej askund. Që të mos e shihte si po vuante në ahur një ditë e mori me qerre dhe e shpuri te “Vrella”, te burimi i ujit të ngrohtë dhe i tha me dhembje: “Unë nuk munda të të ndihmoj, Zoti të ndihmoftë!”

Ngjau ajo që s’e priste askush. Uji i ngrohtë i Vrellës, që ia lagte trupin kalit, që ishte shtrirë të ngordhte dhe bari i shijshëm, i rritur po me këtë ujë, ia hoqën sëmundjen. Barinjtë e Rakocit, që po i kullotnin delet, e panë dhe e përhapën lajmin se uji i Vrellës e kishte shpëtuar nga ngordhja e sigurt kalin e beut.

Që nga ajo ditë ky ujë filloi të përdorej për shërim. Në fillim e shfrytëzonin vetëm turqit, prandaj e quajtën: “Banja e turqve”. Të gjithë ata që vinin në banjë pinin ujë, laheshin, por edhe lyheshin me lloç. sepse lloçi shëronte. Njerëzit, kur lyheshin, dukeshin të zi, si buaj, prandaj turqit e quajtën banjën “Karaman banja” (Banja e zezë) (Vranjski glasnik, nr.II, f.364).

Më vonë, shqiptarët, këtë vend me ujë të ngrohtë e me lloç shërues, e quajtën “Lloçi i Bujanocit”, ndërsa serbët “Bivoleska banja” (Banja e buajve).

Gjithnjë e më shumë njerëz vinin për t’u shëruar. Të sëmurët, që rrinin më gjatë në banjë, ngrinin kolibe e tenda.

Për këtë arsye qeveritarët e Bujanocit morën masa ta ndalonin larjen në të. Hidhnin copa xhami, gurë dhe ferra në banjë, por nevojtarët përsëri futeshin në ujë. Ata nuk i respektonin masat dhe nami i banjës rritej çdo ditë e më tepër.

Mundësitë shëruese të Banjës së Bujanocit janë thuaja magjike. Të sëmurët vijnë të shtrirë, gati të paralizuar, e kthehen në shtëpi në këmbët e veta.

Legjenda e Manastirit të Prohor Pçinjës

Ekziston një legjendë për të:

“Prindërit e Shën Prohorit patën një djalë në vitet e tyre të mëvonshme. Kur Prohori mbushi 8 vjeç, ata i dhanë të “mësonte një libër”.

Me arritjen e moshës dhe përfundimin e studimit të librit të urtësisë, prindërit vendosin të martojnë fëmijën e tyre të vetëm. Pastaj Prohori ua shpërndau pasurinë e tij të varfërve, shkoi në shkretëtirë dhe ia kushtoi jetën Zotit. Ai jetoi në shkretëtirë për 32 vjet dhe gjatë asaj kohe nuk takoi njerëz.

Diogjeni, perandori i ardhshëm romak, duke gjuajtur një drenushë në shkretëtirë takoi Prohorin, i cili më pas i parashikoi atij se do të bëhej perandor. Por ata e paralajmëruan që të mos harrojë për vetmitarin e vjetër.

Diogjeni e dëgjoi plakun, udhëtoi për në Kostandinopojë dhe shpejt u bë perandor. Por ai e harroi profetin. Prohori iu shfaq në ëndërr dhe e paralajmëroi që t’i ndërtonte të paktën një tempull të vogël. Duke përmbushur dëshirën e profetit, Diogjeni fillimisht ndërtoi një tempull në Nagoriçan dhe më pas një kishë në lumin Pçinjë, ku prej shekujsh prehen relike të shenjta dhe mrekullibërëse, nga e cila buron mirrë e shenjtë deri më sot”.

sqSQ