Në pjesën qendrore të Ballkanit, në një luginë të butë pranë autostradës si arterie ndërkombëtare si dhe hekurudhës më efikase që lidh Evropën, e kanë bërë qytetin e Bujanocit në shumë forma më të veçantë. Natyra ka qenë mirëdashëse kur këtij vendi i ka dhuruar bukuri natyrore, pasuri minerale dhe vlera turistike.
Vlerat e peisazhit përfaqësojnë vlerën themelore të hapësirës së komunës së Bujanocit dhe bazohen në diversitetin dhe dinamikën e elementeve natyrore që rezultojnë nga lartësitë dhe ndryshimet e reliefit.
Komuna e Bujanocit është njësi territoriale e themeluar në vitin 1913, në të cilën qytetarët ushtrojnë të drejtën e vetëqeverisjes vendore. Administrativisht ndodhet në rrethin e Pçinjës në jug të Serbisë, si dhe është një nga vendet më të dendura të populluara dhe mbulon një sipërfaqe prej 461 km2. Lartësia mbidetare e qytetit të Bujanocit është rreth 400m.
Bujanoci gjendet në udhëkryqin e drejtimeve të ndryshme rrugore, shumë pranë magjistrales hekurudhore dhe automobilistike në koridorin ndërkombëtar 10 që lidh Beogradin, Shkupin, Selanikun dhe Stambollin.
Sipas regjistrimit të fundit, qyteti ka rreth 12,082 banorë, ndërsa komuna si territor ka rreth 43,694 banorë të kombësive të ndryshme. Bujanoci është komunë multietnike ku bashkëjetojnë qytetarët nga komuniteti shqiptar, serb dhe rom. Komuna e Bujanocit ka 58 vendbanime rurale.
Bujanoci shquhet për bukuritë natyrore, objektet dhe vlerat turistike dhe arkeologjike. Në një zonë të vogël ka një pasuri të vërtetë burimesh termo-minerale, që përdoren në mjekim, kryesisht në Banjën e Bujanocit. Gjithashtu, nga i njëjti burim i ujit, përdoret për prodhimin e ujit mineral dhe lëngjeve. Uji, balta dhe gazi i Banjës së Bujanocit, arrijnë rezultate të jashtëzakonshme në trajtimin e sëmundjeve reumatizmale, degjenerative, ekstraartikulare, inflamatore në fazat e remisionit: Sëmundjet e lëkurës, ekzema, psorioza; Sëmundjet gjinekologjike, proceset inflamatore kronike dhe disa forma të sterilitetit; si dhe Gjendjet e konvaleshencës së enëve të gjakut, dhimbjeve të kokës etj.
Komuna e Bujanocit dallohet me këto lloje të turizmit: shëndetësor, kulturor, malor, gjueti, rekreacion dhe ekskursion, manifestimeve turistike, arkeologjike etj.
Për llojet e përmendura të turizmit, komuna e Bujanocit ka këto kapacitete turistike: Korridorin 10, Banjën e Bujanocit, lokalitetet arkeologjike, zona dhe Manastirin e Prohor Pçinjës, lumenj, male dhe vendkalime kufitare. Liqeni i Bujanocit ka potenciale të mjaftueshme për aktivitete rekreative, pikniqe dhe peshkim dhe ndodhet shumë afër qytetit rreth 5 km.
Bujanoci ka një traditë të pasur kulturore, dhe kjo para së gjithash i referohet diversitetit të folklorit dhe kostumeve që kultivohen me krenari.
Qendra e argëtimit dhe afirmimit të ngjarjeve kulturore është Shtëpia e Kulturës.
Lokaliteti arkeologjik Kalaja e Kërshevicës ndodhet në Luginën e Moravës jugore, në shpatet e malit Rujan, në fshatin Kërshevicë, 10 km larg nga qyteti i Bujanocit. Gërmimet e para u kryen në vitin 1966 nga Muzeu Kombëtar në Vranjë dhe u konstatua se ky është një vend i rëndësishëm, ku janë zbuluar mbetje të rëndësishme të një vendbanimi urban nga shekulli i IV dhe i dekadave të para të shek. III p.e.s. Rezultatet e deritanishme tregojnë se lokaliteti zë një sipërfaqe prej rreth pesë hektarësh dhe se shtrihet në vendin dominues pranë komunikimit të rëndësishëm që lidhte Europën qendrore dhe Greqinë përmes luginës së Moravës e Vardarit. Aty u zbuluan pjesë të një vendbanimi urban, të ndërtuar sipas modeleve greke, i cili lulëzoi në kohën e Filipit të Maqedonisë dhe Aleksandrit të Madh. Ngjarjet përmenden në burimet antike, dhe gjetjet nga Kërshevica konfirmojnë pjesërisht se përveç Skordiskut, në fushata të shpeshta kanë marrë pjesë edhe thrakët, dakët, tribalët dhe dardanët.
Në Bujanoc gjendet objekti hotelierik “ROZAFA”, i cili gjendet në afërsi të rrugës kryesore dhe përveç objekteve akomoduese dhe hotelierike ka kapacitet për të mbajtur konferenca dhe seminare.
Një nga ngjarjet më të rëndësishme është “Vera Kulturore”, e cila organizohet gjatë muajit korrik. Karakteristikat kryesore të këtij manifestimi janë organizimi koncerteve të muzikës popullore në shqip, serbisht dhe në gjuhën rome, ekspozita dhe shfaqje në të tri gjuhët, si dhe manifestime që marrin pjesë fëmijët e kopshtit. Ngjarjet kulturore që organizohen tradicionalisht janë: Dita e Komunës, Dita e Diasporës, Dita e Mësuesit, Vera Kulturore, Festivali ndërkombëtar i Folklorit, Panairi i ushqimeve “Duart e Vyeshme”, Panairi i Bletarisë, Festivali SHKEMBIJADA, etj.