Bujanoci në të Shtunen n’Fest’ në Shëngjin
Në fundin e korrikut në Shëngjin me ngjyrat e artit dhe të kulturës së saj, Bujanoci ka promovuar kulturën dhe traditën nëpërmjet një programi kulturor e artistik në sheshin Wilson të Shëngjinit.
Këngë, valle, ekspozitë e poezi janë aktivitetet që janë paraqitur para një publiku të madh turistësh nga mbarë Ballkani të cilët shijuan këto perla të trashëgimisë të komunës së Bujanocit.
Ky event u realizua nga bashkëpunimi mes Bashkisë Lezhë, Shoqatës “Medoka” si dhe Komunës së Bujanocit që u përfaqësua nga Shtëpia e Kulturës dhe Organizata Turistike.