Komuna e Bujanocit edhe këtë vit, për nder tē ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje, organizon “Ditët e Diasporës”, sipas kësaj agjende:

30 Korrik 2023 (e diel)
09:00 – Çiklizëm: Relacioni Bujanoc – Preshevë – Bujanoc ( nisja para komunës)

31 Korrik 2023 (e hënë)
10:00 – 14:00 Takim i kryetarit të komunës së Bujanocit me mërgimtarët (zyra e kryetarit të komunës)

20:30 Futboll: K.F Tërnoci – Diaspora (Stadiumi i KF Tërnocit)

01 Gusht 2023 (e martë)
13:00 Takim pune me shoqatat e diasporës në Restaurant Rozafa në Bujanoc

19:30 Program kulturoro – artistik në sheshin e qytetit
(Performancë nga nxënësit e sh.f. “Naim Frashëri” Bujanoc
Performancë nga Sh.K.A “Zëri i Luginës)