Organizata Turistike e Bujanocit po merr pjesë në Panairin e Tourism & Travel Show Albania në Tiranë
Të mërkurën dhe të enjten në Pallatin e Kongreseve në Tiranë është duke u zhvilluar Panairi i Turizmit dhe Udhëtimit i mbështetur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë.
Në këtë panair është duke prezantuar edhe Organizata Turistike e Bujanocit e cila në shtandin e vet po bën promovimin e destinacioneve dhe produktit turistik të Komunës së Bujanocit, nëpërmjet prezantimeve, flajerave e dhuratave që kanë për qëllim promovimin e destinacioneve tona. Nga qytetarët është duke u shprehur interesim për pikat tona turistike në veçanti ndaj Banjës së Bujanocit.
Panairi do të jetë i hapur deri të enjten më 1 shkurt.