Komuna e Bujanocit e përfaqësuar nga Organizata Turistike ka marrë pjesë në panairin verorë dy ditorë të organizuar nga Komuna e Deçanit.

Kryetari i Komunës z.Nagip Arifi bashkë me drejtorin e Organizatës Turistike z.Shuajb Neziri dhe shefin e kabinetit z.Sali Salihi kanë marrë pjesë në hapjen e këtij panairi i cili është organizuar në hapësirat e Komunës së Deçanit, ku kryetari z.Bashkim Ramosaj falënderoi pjesëmarrësit që po promovojnë vendet dhe potencialet e tyre në këtë panair.

Në këtë panair pjesëmarrëse janë edhe komuna dhe organizata nga rajoni të cilat po promovojnë kryesisht destinacionet e tyre turistike, kulturore e gastronomike. Ne shkëmbyem ide dhe dhurata mirënjohjeje për përfaqësuesit tjerë dhe i ftuam që të vizitojnë Bujanocin si një vend i rëndësishëm turistik e rajonal.