Drejtori i Organizatës Turistike z.Shuajb Neziri me bashkëpunëtorin e këtij institucioni z.Amet Kadriu si dhe përfaqësuesin nga Administrata Komunale e Bujanocit z.Kastriot Jakupi, kanë marrë pjesë në seminarin dy ditorë në Nish, të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Serbi në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Rinisë.

Ky seminar në fokus kishte zbatimin e rregulloreve ndaj diskriminimit që i bëhen disa grupeve të caktuara shoqërore e me theks të veçantë në sektorin e turizmit.