Kinema në ambient të hapur
Mbrëmje magjepse tek liqeni i Bujanocit
Në ambientet e Liqenit të Bujanocit, në qiell të hapur, është organizuar aktiviteti kulturor me emërtimin „Edu-Kino“ ku nën organizimin e Organizatës Turistike të Bujanocit, në bashkëpunim me shoqatat „Dituria“ dhe „Pre-Art“ është shfaqur filmi artistik “Open Door”.
Filmi i regjisorit Florenc Papas, ku në rrolet kryesore parqiten Jonida Vokshi dhe Luli Bitri, zgjoi kërshëri të lartë tek publiku, andaj asnjë vend i kinemasë së hapur nuk mbeti i lirë
Do theksuar, se ky ishte një organizim impresionues i cili i kishte munguar Bujanocit ndërsa madhështinë ia shtoi ambienti përreth.