Panairi i VII-të ndërkombëtarë i bletarisë në Bujanoc është mbajtur me moton “Bletët nuk njohin kufij” në datën 18 mars 2023.

Ky panair i organizuar nga shoqatat e bletarëve të Bujanocit e i mbështetur nga Komuna e Bujanocit është mbajtur në hapësirat e Qendrës Sportive në Bujanoc ku kanë marrë pjesë bletarë nga vendi dhe rajoni.

Gjithashtu si çdo vit edhe Organizata Turistika ka prezantuar në këtë panair edhe me shtandin e vet për promovim të komunës sonë por edhe si mbështetëse tradicionale e këtij eventi shumë të rëndësishëm për komunën tonë.