Nga 15 janari, aplikimet për 100,000 kupona me vlerë 10,000 RSD
Aplikimi i qytetarëve për shfrytëzimin e kuponëve për pushime të subvencionuara në Serbi do të fillojë më 15 janar 2024 në sportelet e ndërmarrjes publike “Pošta Srbije” në të gjithë vendin.
Të punësuarit me të ardhura deri në 80.000 dinarë, të papunët, pensionistët, si dhe personat mbi 65 vjeç që nuk ushtrojnë të drejtën e pensionit, bartësit e së drejtës për përkujdesje dhe ndihmë ndaj të tjerëve, invalidët e luftës, studentët dhe bartësit e ekonomive bujqësore kanë të drejtë për kupona.
Qytetarët do të kenë 100.000 kupona me vlerë maksimale prej 10.000 dinarë, të cilët mund t’i përdorin në objektet hotelierike që marrin pjesë në sistemin e ndarjes së kuponëve.
Aktualisht janë të regjistruar më shumë se 4000 katerierë në ambientet e akomodimit të të cilëve qytetarët do të mund të përdorin kupon, dhe një ftesë është e hapur për katererë të tjerë që të bashkohen deri në fund të fushatës.
Afati i fundit për përdorimin e kuponit është 20 nëntor 2024.