Organizata Turistike e Bujanocit pjesmarrëse në panairin e 53-të ndërkombëtarë të turizmit në Novi Sad
Organizata Turistike e Bujanocit e përfaqësuear nga drejtori i sajë Shuajb Neziri me stafin e tijë, në panairin e 53-të ndërkombëtarë të turizmit në Novi Sad është duke promovuar potencialet turistike të komunës së Bujanocit të cilat nëpërmjet flajerave dhe promocioneve tjera po i bëjnë më të lehta për të interesuarit.
Neziri në një deklaratë për LajmiAL ka thënë se, “Në Novi Sad është duke u mbajtur panairi i 53-të ndërkombëtar i turizmit i cili do të jetë i hapur për tre ditë nga data 17-19 nëntor.
Në këtë panair janë duke marrë pjesë organizata të ndryshme turistike nga vendi e rajoni, ku nga secili vend po promovohen vendet dhe atraksionet që kanë rëndësi të veçantë për vendet e secilit dhe që janë tërheqëse për turistët.
Organizata Turistike e Bujanocit me këtë rast është duke promovuar potencialet tona turistike të cilat nëpërmjet flajerave dhe promocioneve tjera janë duke u bërë më të lehta për të interesuarit të cilët interesin e tyre e kishin kryesisht për Banjën e Bujanocit si dhe për vendet me trashëgimi kulturore e arkeologjike që janë në territorin e komunës sonë” ka thënë për LajmiAL drejtori i Organizatës Turistike Shuajb Neziri./LajmiAL/