Gjatë tre ditëve Organizata Turistike ka marrë pjesë në panairin e V-të ndërkombëtarë të turizmit në Tiranë. Në këtë panair Organizata Turistike ka promovuar vendet dhe destinacionet që kanë vlerë turistike në komunën e Bujanocit, duke i ofruar vizitorëve të panairit informacione të cilat kanë të bëjnë me këto destinacione nëpërmjet programit promovues të Organizatës.

Në këtë panair tre ditorë kanë marrë pjesë organizata dhe agjenci të vendit dhe rajonit që kanë synim dhe objektiv promovimin dhe zhvillimin e turizmit.